Uji Dea

Limaj, për vrasjen në Bellanicë…

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ish-komandanti i Brigadës 121 të Zonës Operative të Pshtrikut të UÇK-së, Fatmir Limaj, gjatë intervistës për emisionin “Drejtësia në Kosovë”, ka folur për Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së në rastin e Bellanicës.

“Shtabi i Përgjithshëm ka qenë Hashimi (Thaçi), Kadria (Veseli), Rexhep Selimi, Azem Syla, Xhavit Haliti, Sokol Bashota dhe ata bile janë njohur si përfaqësues të shtabit”, theksoi Limaj.

UBT

Ai tha se kur ka dalë komunikata e Shtabit e cila merr përsipër vrasjet e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit nga rrethina e Malishevës, “ne kemi heshtur”.

“Kur ka dalë komunikata ne kemi heshtë dhe më nuk kemi fol për atë komunikatë; nuk kemi fol për këtë rast. Në të kaluarën, kur komunikatat e UҪK-së kanë marrë përgjegjësi për një rast, nuk është diskutuar më për atë rast nga të tjerët; e ka marrë organi ma i lartë”, theksoi Limaj. “Duke e parë këtë, ne kemi mendu që kjo është marrë nga organi ma i lartë i Shtabit të Përgjithshëm, për faktin se ashtu ka qenë komunikata. E tash, a ka qenë e Shtabit të Përgjithshëm a nuk ka qenë, duhet të pyeten anëtarët e Shtabit”. /kallxo.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.