Arrestohet hajni i kërkuar dhe i dyshuar për vjedhje të rëndë
Gjilan – Policia e Kosovës njësia e hetimeve nga stacioni Policor në Viti, pas një pune Operative hetimore mirë të organizuar ka arrestuar personin e dyshuar Shqiptar Shtetas i Kosovës me banim të përhershëm në fshatin Kabash, Komuna e Vitisë, nënë dyshimin se i njëjti ka qenë autor i rastit të ‘’Vjedhje e rëndë’’ të datës 21.10.2016.
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, pasi që janë gjetur dëshmi të qëndrueshme lidhur me rastin, prokurori i shtetit ka marr vendim që i dyshuari të ndalet në mbajtje për 24 orë.
Hetimet ne lidhje me ketë rast janë duke vazhduar pasi që dyshohet se i njëjti ka vepruar në bashkëveprim edhe me dy të dyshuar të tjerë njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/


