Eko Higjiena

Në Gjilan arrestohen katër të dyshuar dhe konfiskohet një sasi substance narkotike

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Hetuesit policorë nga Njësia e Gjilanit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN), në bashkëpunim me Njësinë e DHTN Prishtinë dhe njësi tjera policore (NjSO e K9), kanë zbatuar një plan operativ të koduar ‘Shpërndarësi 3’. Operacioni policor është hartuar dhe zbatuar me qëllim të luftimit të trafikimit me narkotik në rajonin e Gjilanit. Kështu, policia në koordinim me organet e drejtësisë, ka kryer kontrolle në tri lokacione. Lokacionet e kontrolluara janë pronë e të dyshuarve: S.L., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1981), R.R., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1989), A.R., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1995) dhe K.L., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1994).

Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar: 100.2 gramë substancë që dyshohet të jetë kokainë, dy vetura, 2270 euro dhe 30 franga zvicerane.

HW

Ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me aktvendim nga prokuroria janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.