ARKATANA

Arrestohet një zyrtar i lartë i “Eco – Higjiena”

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Pas një hetimi disa mujor, njësiti i krimeve ekonomike dhe antikorrupsion nga shtabi qendror që veprojnë në Gjilan, me urdhër të prokurorit të shtetit, kanë arrestuar, një të dyshuar shqiptar shtetas i Kosovës, me dyshimin e veprës penale, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar ka thënë Ismet Hashani.

Hashani tha se i dyshuari besohet se është përfaqësues i Moser Group, që është në partneritet me komunën, në Kompaninë “Eco – Higjiena”, dhe i dyshuari pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, me urdhër të prokurorit të shtetit ndalet për 48 orë.

Mobi Casa

“Dyshohet se i arrestuari ka lejuar në mënyrë të kundërligjshme të shiten pajisjet e Kompanisë Ecohigjiena, në një vlerë të konsiderueshme që besohet të ketë dëmtuar buxhetin e kompanisë”, ka thënë Hashani./rajonipress/