Nën ndikimin e alkoolit thyen orenditë e shtëpisë, arrestohet nga policia
Gjilan – Policia e Kosovës stacioni policor në Gjilan përmes linjës emergjente, ka pranuar një informatë se i dyshuari Shqiptar shtetas i Kosovës (1971) është duke thyer orenditë e shtëpisë, si dhe janë dëgjuar të shtënë me armë zjarri brenda shtëpisë së tij.
Njësitet policore nga stacioni policor i Gjilanit me urgjencë i janë përgjigjur rastit ku me të arrit tek shtëpia e të dyshuarit, i njëjti është takuar brenda shtëpisë së tij i vetëm. Në vendin e ngjarjes janë gjet të demoluar orenditë e shtëpisë dhe poashtu janë gjetë prova të qëndrueshme se është shtënë me armë zjarri brenda shtëpisë së tij.
I dyshuari ka dorëzuar armën e zjarrit të llojit Pistoletë, marka “Sigarms” prodhimi Gjerman, një karikatorë dhe dy fishek të kalibrit 9mm.
Brenda shtëpisë janë gjetur edhe dy gëzhoja të kalibrit 9mm, arma, municioni dhe dëshmitë e gjetura janë konfiskuar nga Policia e Kosovës.
I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacionin policorë. Dyshohet se i dyshuari ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe nuk ka mundur t`i kontrolloj veprimet e tija. Pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë. Rasti procedohet në prokurori njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


