E rrah për borxh, viktima bëhet për spital
Gjilan – Në rrugën “Bulevardi i Pavarësisë” në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që, i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi ka sulmuar me mjet të fortë viktimën mashkull shqiptar të cilit i ka shkaktuar lëndime.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


