FIDANISHTJA

Inflacioni shënoi rënie gjatë shkurtit, norma vjetore 10.5 përqind

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit për muajin shkurt 2023.

Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin shkurt 2023 me muajin shkurt 2022 ishte 10.5%.

ARKATANA

Por indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit ka shënuar rënie prej (-0.3%) në muajin shkurt 2023, krahasuar me muajin janar 2023.
“Kjo kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it:
lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj.
(-6.8%); shërbimet për transport (-5.3%); karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (-4.8%); blerja e automjeteve (-2.0%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.9 për qind) në IHÇK”, thuhet në njoftimin e ASK-së, përcjell KlanKosova.tv.

Ndërsa, ngritja e çmimeve vërehet te nëngrupet: Perime (8.4%); pemë (3.2%); kujdes personal (0.8%); qumësht, djathë dhe vezë (0.7%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (0.5%); bukë dhe drithëra (0.4%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.6 përqind.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.