Eko Higjiena

Shala: Kurti është kreu i mafisë energjetike në Kosovë

/ 2 minuta lexim
HW

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin për përfshirje direkte në mafinë energjetike në vend.

Shala u tregua i ashpër, duke thënë se Kurti është kreu i kësaj mafie.Pos tjerash, ai thotë se Kosova mbi 80% të importeve të rrymës i ka bërë nga kompanitë serbe dhe greke.

“Në muajin aktual, mbi 80% të importeve, sot Kosova i importon nga kompanitë serbe dhe greke, përmes portave të Maqedonisë dhe Shqipërisë. Pra nuk mund ta kuptojmë ndryshe pos skenar të mafisë energjetike e cila për katër vjet qeverisje, Kosova i ka nxjerrë jashtë mbi 1.1 miliard euro mjete të importit të energjisë, dhe kjo shumë llogaritet që 80% kanë shkuar në kompanitë serbe dhe greke”, u shpreh Shala.

Uji Dea

“Qeveria e Kosovës është pjesë e mafisë që dirigjon dhe kontrollon gjithçka në sektorin energjetik. Ka kontrolluar edhe pjesën menaxheriale, dhe pjesën e të hyrave, edhe pjesën e importit, edhe të kompanive tregtare, pjesën e përzgjedhjes së kuadrit, dhe investimet në gjenerator siç është KEK-u, edhe gjithçka tjetër ka ndërhyrje politike”, tha ai në Klan Kosova.

“Kemi dhjetëra arsye që mund t’i konstatojmë që kreu i mafisë energjetike në Kosovë është kryeministri i vendit”, u shpreh politikani.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.