Funksionalizohet edhe një rrugë bujqësore në Pozheran
Viti – Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka inspektuar punimet në rregullimin e rrugës bujqësore në Pozheran, respektivisht në pjesën që përshkon lagjet Zuka dhe Halabaku.
Kjo rrugë ka qenë pothuajse e pakalueshme dhe tani është bërë hapja dhe shtrimi me zhavorr. Kjo rrugë që ka një gjatësi prej 450 metrash, është pjesë e projektit të përbashkët të rrugëve bujqësore që po ndërtohen nëpër lokalitetet e komunës së Vitisë./rajonipress/


