UBT

Kurti: Konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë nuk i eviton zgjedhjet, për Presidentin duhet kuorum

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se “kanë” marrëveshje politike për Presidentin, por se ajo “duhet t’i sigurojë” edhe numrat për, siç tha ai, evituar zgjedhjet e reja.

“Marrëveshje politike kemi, këtë e kemi kërkuar, por natyrisht që marrëveshja politike duhet të na i sigurojë edhe numrat për të evituar zgjedhjet, sepse e dini konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë nuk i eviton zgjedhjet e reja nëse nuk e zgjedhim edhe Presidentin, dhe për ta zgjedhur neve na duhet që të kemi 2/3, kuorumi që të jetë i pranishëm në Kuvend, tash Kuvendi kur të bëhet i konstituuar i legjislaturës së 13-të”.

ARKATANA

“Por marrëveshja politike duket që s’ka qenë e mjaftueshme, prandaj, ne e kemi të domosdoshme që t’i kemi aty të gjithë deputetët e marrëveshjes për kandidatin tonë të përbashkët, profesor Bekim Sejdiun ose edhe të kemi deputetë shtesë. Pra, kjo është shumë e rëndësishme, por meqenëse kemi marrëveshje politike dhe kryesuesi i seancës, deputeti më i moshuar, Avni Dehari, ne i përgjigjemi pozitivisht”.

I pyetur për seancën që po mbahet jashtë afatit kushtetues, Kurti refuzoi të përgjigjet.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.