United Hospital

Asfaltohen edhe dy rrugë në Skifteraj

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Asfaltimi i rrugëve rurale, ka vazhduar edhe sot në fshatin Skifteraj, me që rast janë asfaltuar rruga “5 Maji” dhe ajo “Rrustë Sadiku”. Banorët e këtyre dy lagjeve janë shprehur mirënjohës për investimin e komunës që do të ndikojë në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve që qarkullojnë në këto dy rrugë.

“Ne jemi të përkushtuar që qytetarit ti ofrojmë një infrastrukturë të mirë dhe t’ua lehtësojmë edhe qarkullimin, prandaj projektet tona do të vazhdojnë të prekin çdo vend ku ndikon pozitivisht në jetën e qytetarëve.

Këto dy rrugë, kanë qenë pjesë e projektit gjithëpërfshirës të rrugëve rurale nëpër lokalitete të komunës së Vitisë, që janë identifikuar kohë më parë si prioritete nga vetë banorët dhe këshilli i fshatit”, ka thënë kryetari i komunës Sokol Haliti gjatë inspektimit të punimeve në asfaltimin e këtyre dy rrugëve në Skifteraj.

Gjithashtu, delegacioni i komunës i ka bërë një vizitë edhe punimeve që janë duke u kryer në hapjen e kanaleve të ujit, respektivisht përroskave në Skifteraj, që kanë qenë problem parësor duke i shkaktuar vërshime banorëve dhe humbje të mëdha të kulturave bujqësore.

Eco Higjiena

Enver Sadiku, bujk nga fshati Skifteraj, është shprehur se për disa vite ai nuk ka mundur të shfrytëzoj tokën e tij për kultivimin e shalqirit në këtë pjesë, ngase gjithnjë ka pasur vërshime. “Këtë vit, falë punës dhe angazhimit të komunës, unë kam arrit të mbjelli shalqi në këtë pjesë edhe atë me rendiment tepër të mirë”, ka thënë ai./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.