Djema kujdes kur kërcënoni përmes facebook, policia nuk ju fal
Gjilan – Kërcënimet përmes facebookit tashmë janë bërë përditshmëri, por policia të gjitha këto kanosje i merr seriozisht dhe i heton. Një femër shqiptare në Gjilan ka marrë mesazhe kërcënuese nga një person i njohur për të. Tashmë rasti është duke u hetuar seriozisht nga policia.
Sipas policisë ankuesja shqiptare ka raportuar Policinë e Kosovës se përmes rrjetit social “facebook” ka pranuar mesazhe kërcënuese nga një person i njohur për të.
Si dëshmi mesazhet janë bashkangjitur rastit. Është konsultuar Prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që rasti të procedohet në njësinë e hetimeve të stacionit policor të Gjilanit thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës./rajonipress/


