Fundamenti

Gjilani mban dëgjim publik për planifikim të buxhetit në Cernicë, Livoç i Ulët dhe Llashticë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në vazhdën e planifikimit të buxhetit për vitin 2017 dhe vlerësimet e hershme 2018-2019, Drejtoria për Buxhet dhe Financa e Komunës së Gjilanit së bashku me Komitetin për Politikë dhe Financa, ka mbajtur dëgjim publik në fshatrat, Cërnicë, Livoç i Ulët dhe Llashticë.

Pas prezantimit të buxhetit të Komunës për vitin 2017 nga ana e drejtorit pëtr Buxhet dhe Financa, Zijadin Maliqi, qytetarët e këtyre fshatrave kanë paraqitur kërkesat për investimet kapitale, të cilat mungojnë në lokalitetet e tyre.

Maliqi ka shprehur zotimin se të gjitha kërkesat e qytetarëve do të shqyrtohen me kujdes, në mënyrë që të futen në implementim sipas mundësive buxhetore.

United Hospital

Drejtori Maliqi ka bërë të ditur se do të vazhdohet me dëgjimet publike në Bresalc dhe Ponesh të mërkurën (sonte), derisa ditëve tjera në Dobërqan, Pogragjë, Zabel të Sahit Agës dhe Dheu i Bardhë.

Në këto dëgjime buxhetore po asiston edhe Zyra Regjionale e OSBE-së në Gjilan. Më herët janë mbajtur dëgjime publike për buxhetin edhe në fshatin Kmetoc dhe Malishevë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.