Dëgjim publik rreth buxhetit me gratë e fshatit Roganë dhe të rinjtë e fshatit Topanicë
Kamenicë – Drejtoria e Buxhetit dhe Financave në bashkëpunim me Grupin e Grave kanë organizuar dëgjimin publik me disa gra të fshatit Roganë.
Nga ky takim kanë dalur edhe kërkesat e tyre që lidhen me ndërtimin e një institucioni parashkollorë, rregullimi i trotuarit në rrugën e muhaxhirëve që është dëmtuar nga rregullimi i ujësjellësit dhe rregullimi i kanalizimit në lagjen Kallaba.
Ndërsa të rinjtë e fshatit Topanicë kërkuan rregullimin e parkut, rregullimin e një hapësire për terren sportiv për të rinj etj./rajonipress/


