ARKATANA

Gërxhaliu: Kosova po rrëshqet në shtet social, Qeveria s’duhet të jetë selektive

/ 3 minuta lexim
HW

Njohësi i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu, ka ngritur shqetësimin duke thënë se si është e mundur që sektori privat që e mbush buxhetin e shtetit të jetë gjithmonë i ndëshkuar, raporton Ekonomia Online.

Duke folur për vendimin e ekzekutivit për ndarjen e 50 eurove për punëtorët e sektorit publik, Gërxhaliu ka thënë se në kohën e krizës nuk duhet të ketë qasje selektive.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Gërxhaliu ka thënë se Kosova dalëngadalë po rrëshqet në një shtet social.

“Me ju thënë të drejtën nuk e kam brengën, orientimin politik të partive politike në Kosovë, a janë të majta apo të djathta sepse vërtetë me atë që po e dëshmon një praktikë, e kanë humbë kuptimin e një definimi të tillë, në rend të dytë kam dronë që në mënyrë graduale shteti po rrëshqet në një shtet social, po brenga më e madhe është definitivisht një qasje antisektor privat”, ka thënë Gërxhaliu.

Hidromorava

“Në këtë drejtim duhet të kuptohet që buxheti i konsoliduar sado që të jetë brenda vitit kalendarik është produkt i përformancës së sektorit privat dhe qytetarëve të Kosovës dhe si është e mundur ata që e krijojnë buxhetin të jenë gjithmonë të ndëshkuar apo të anashkaluar dhe në anën tjetër të kemi mbështetje për kategoritë tjera të administratës, është kohë inflacioni, është kohë e krizës dhe besoj që institucionet nuk duhet të kenë qasje selektive”, ka thënë tutje Gërxhaliu.

Ish-kryetari i OEK-ut, ka pasur kritika edhe për mënyrën sesi janë shpërndarë mjetet. Thotë se me vendime ad-hoc nuk mund t’i shpallet luftë inflacionit e as të minimizohen efektet e krizës në aspektin social.

“Është koha kur duhet vërtetë prioritet të jetë zhvillimi ekonomik, është koha kur duhet të punohet me çdo kush të arrihet stabiliteti politik, deri sa Kosova nuk do të ketë stabilitet politik është e pamundur të mendohet për investitorë dhe investime të huaja, prandaj vërtetë me hapa të tilla, po me vendime ad-hoc nuk mund t’i shpallet luftë inflacionit, nuk mund të minimizohen efektet e krizës në aspektin social por duhet definitivisht ta kemi një qasje më ndryshe, një qasje që të gjithë do të jenë të përfshirë, sepse një qasje e tillë fragmentuese shumë më tepër e dëmton rolin dhe qasjen e institucioneve se sa që duartrokitet”, u shpreh Gërxhaliu.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.