Vjedhje e rëndë në Partesh, nga një objekt vidhen tri thika
Partesh – Një objekt në Partesh ka qenë cak i një vjedhjeje të rëndë, ku persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë depërtuar me forcë brenda tij dhe kanë vjedhur tri thika.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur në intervalin kohor nga ora 18:00 e datës 10 tetor deri në orën 06:20 të datës 11 tetor 2026.
Njësia policore, gjatë patrullimit, kishte vërejtur derën e objektit të hapur. Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, nuk janë raportuar dëme të tjera materiale.
Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar si vjedhje e rëndë dhe po hetohet nga ekipet përkatëse të Policisë së Kosovës./rajonipress/

