Hidromorava

Ibrahimi: Komunat s’kanë faj për rritjen e tatimit në pronë, MF-ja nuk ishte korrekte

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi, ka thënë se komunat nuk e kanë rritur çmimin e tatimit në pronë dhe se këtë kompetencë e ka Ministria e Financave, raporton Ekonomia Online.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Ibrahimi ka thënë se AKK-ja s’ka pasur të bëjë me këtë vendim, por që sipas tij është bërë rivlerësimi i pronave nga Ministria e Financave dhe me këtë rast është rritur vlera e pronave bazuar në çmimet e tregut.

Ibrahimi ka thënë se niveli qendror ka dashur që fajin për këtë vendim t’ua mvesh komunave të Kosovës.“Është shumë e vërtet që niveli qendror ka dashur që fajin për rritjen e faturave për tatim në pronë t’ua mvesh komunave. Mirëpo ligjërisht komunat nuk kanë kompetenca për ngritjen e faturave për tatim në pronë ndaj qytetarëve. Kompetenca e komunave është që përcaktohet norma tatimore dhe ajo shkon prej 0.15 për qind deri në 1 për qind të vlerës së pronës”, ka thënë Ibrahimi.

Mobi Casa

“Kurse niveli qendror në bazë të ligjit për tatimin në pronë e ka kompetencën dhe përgjegjësinë për vlerësimin e pronave. Ministria e Financave, Departamenti për Vlerësimin e Pronave e ka bërë një rivlerësim të pronave rezidenciale dhe ka dalur me njoftim tek komunat se vlera e pronave në territorin e komunave do të jetë kaq. Nëse vitin e kaluar niveli qendrorë ka vendosur që një pronë, vlera e asaj prone të jetë 100 mijë euro, atëherë fatura që ka shkuar tek qytetari ka qenë 150 euro, kurse e njëjta pronë këtë vit apo vitin e e kaluar është rivlerësuar nga niveli qendror ku kane thonë që vlera e asaj prone është 200 mijë euro dhe me automatizëm fatura qytetarit do t’i shkojë njëqind për qind më rritje, ajo do të jetë 300 euro”, u shpreh Ibrarimi.

Kreu i AKK-së ka ripërsëritur se komunat nuk e kanë marrë këtë vendim, teksa ka kërkuar nga niveli qendror që të ishte më korrekt dhe të tregojë për se rritja e tatimit në pronë është bërë nga Ministria e Financave.“Komunat nuk e kanë ndryshuar normën tatimore fare, nuk e kanë prekur, por ka ndryshuar rivlerësimi i Ministrisë së Financave ndaj pronave. Dhe këtu është problemi ku besojmë që niveli qendror është dashtë të jetë korrekt ndaj qytetarit dhe të tregoj që ministria e Financave e ka bërë një rivlerësim të ri dhe në bazë të atij rivlerësimi faturat janë rritur për tatimin në pronë”, u shpreh Ibrahimi për EO.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.