Ndahet nga jeta Dr. Ukshin Ismajli, ish-drejtor i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit
Gjilan – Ka ndërruar jetë Dr. Ukshin Ismajli, anesteziolog i njohur dhe një nga figurat e rëndësishme të shëndetësisë në Gjilan dhe Anamoravë.
Gjatë karrierës së tij 41-vjeçare, ai dha kontribut të çmuar në shërbimin shëndetësor, duke ushtruar edhe detyrën e drejtorit të Spitalit të Gjilanit nga viti 2000 deri më 2007. Ai ishte anesteziologu i parë në këtë spital dhe shërbeu me përkushtim ndaj pacientëve për dekada të tëra.
Dr. Ismajli do të kujtohet për profesionalizmin, humanizmin dhe kontributin e tij të rëndësishëm në shëndetësinë e rajonit. Ai u pensionua në vitin 2022, pas një karriere të gjatë në shërbim të qytetarëve./rajonipress/

