Nuk ndalet makineria e Sokolit, asfaltohet edhe “Rruga e Çezmës” në Budrikë
Viti – Është asfaltuar sot “Rruga e Çezmës” në fshatin Budrikë, në gjatësi prej 300 metrash, e cila bënë pjesë në projektin e përbashkët të rrugëve rurale, që është projekt që financohet nga buxheti komunal i Vitisë.
Për të parë nga afër punimet e asfaltimit të kësaj rruge, ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës Sokol Haliti, i shoqëruar nga kryesuesi i Kuvendit Naim Pira dhe drejtor të drejtorive komunale.
“Rruga e Çezmës” e cila shpie tek fusha e futbollit, numëron rreth 20 shtëpi, banorët e së cilës janë shprehur falënderues për investimin e komunës që do të mundësoj qarkullimin sa më të mirë të tyre./rajonipress/





