Matoshi: Shpallja e tenderit për ndërtimin e pikës kufitare në Kapi – lajm i mirë
Kamenicë – Jam shumë i lumtur që të ndajë sot me ju njoftimin se pas një punë shumë të madhe, sot u shpall në tender Ndërtimi i Pikës Kufitare në Kapi. Punët e mira kërkojnë kohë, por nëse bëhen me zemër dhe me vullnet patjetër se vijnë, është shprehur Fatmir Matoshi nënkryetar i komunës së Kamenicës.
“Faleminderit të gjithëve që ndihmuan në këtë proces. Tashmë nuk do të mundet askush të na quaj “Zorrë qorre”, sepse s`do të jetë komuna e jonë e atillë. Rrugët tona po hapen. Le të shpresojmë për një proces të suksesshëm të kontraktimit të punëve për ndërtimin e Pikës kufitare në Kapi” ka shkruar Matoshi.
“Hapja e kësaj pike kufitare është e mjaftueshme që ta ndalin hovin të gjithë ata që tentuan ta devijojnë këtë pikëkalim kufitar në vende të tjera”, është shprehur Matoshi.
Matoshi thotë se hapja e kësaj pike kufitare në masë të madhe do ta lehtësonte jetën e këtyre banorëve./rajonipress/


