Fundamenti

Mandl përshëndet aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE: Hap i rëndësishëm në kohën e duhur

/ 2 minuta lexim
HW

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka përshëndetur aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Shteti më i ri në Evropë, Republika e Kosovës, po ndërmerr një hap të rëndësishëm në kohën e duhur”, ka shkruar Mandl në twitter derisa deklaratën e tij të plotë e ka dhënë Partia Popullore Evropiane (EPP).

“Viti që po lëmë pas do të mbetet në histori. Bota e lirë duhet të lëvizë së bashku si kurrë më parë kundër të gjitha llojeve të ideologjive të urrejtjes dhe formimit të tyre në sisteme autoritare. Ukrainës, Republikës së Moldavisë dhe Bosnje-Hercegovinës iu dha statusi kandidat. Në procesin e bashkimit evropian, procedura e vjetër e anëtarësimit ishte më shumë një pengesë sesa një ndihmë. BE-ja dhe pjesët e saj duhet të tregojnë ngjyrat e tyre për lirinë dhe paqen, dinjitetin njerëzor, demokracinë dhe sundimin e ligjit”.

Mobi Casa

Mandl thotë se Republika e Kosovës qartazi i përket Evropës, derisa qytetarët e saj jetojnë me vlerat e BE-së.

“Të punojmë që institucionet e sotme të BE-së të kenë sukses e të ndjekin frymën vizionare dhe t’i hapin rrugën Republikës së Kosovës për anëtarësim në BE. Unë kam besim se mes institucioneve të BE-së, do të jetë Parlamenti Evropian ai që do kryeson rrugën e këtij procesi”, ka thënë ai.

Udhëheqësit e shtetit nënshkruan më 14 dhjetor aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ky aplikim pritet të dorëzohet më 15 dhjetor në Republikën Çeke – vendin që aktualisht kryeson Presidencën e BE-së. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.