Arrestohen pas dy muajve dy grabitësit e pompës në Gërmovë të Vitisë
Gjilan – Në fshatin Gërmovë të Vitisë më 21 qershor 2016 ka ndodhur një grabitje në pompën e benzinës në Gërmovë të Vitisë, derisa policia më 17 gusht 2016 ka arrestuar grabitësit.
Me urdhër të Gjykatës janë kryer dy bastisje në lokacionet të ndryshme, ku njëra është kryer në fshatin Komogllavë – Ferizaj në shtëpinë e të dyshuarit Shqiptar shtetas i Kosovës, dhe një në shtëpinë e të dyshimtit tjetër në fshatin Tërstenik komuna e Vitisë, të cilët ishin të dyshuar për një rast “Grabitje” që kishte ndodhur me 21.06.2016, në një pompë benzine në fshatin Gërmovë-Viti.
Janë intervistuar që të dy të dyshuarit e lartcekur në prezencën e Avokatit dhe me urdhër të Prokurorit njëri është liruar, ndërsa tjetri është ndaluar për 48 orë. Rasti është duke u hetuar, nga hetuesit e Policisë së Kosovës në Gjilan ka njoftuar policia e Gjilanit./rajonipress/


