Hidromorava

Luta nderon post mortum Beau Joe Biden

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Lutfi Haziri ka theksuar se Beau Biden, gjatë kohës që ka shërbyer në Kosovë ka lënë vlera të njeriut të madh. “Çdo qytetar, çdo familje do të përkujtojë, do të nderojë përkujtimin për Beau Biden”, tha Haziri, duke shtuar se ai do të kujtohet po ashtu për solidaritet, për përkushtimin e tij për vendosjen e rendit, respektimi e të drejtave të pakicave etj.

Në Sojevë të Ferizajt është mbajtur ceremonia solemne për emërimin e rrugës me emrin e Beau Biden, djalit të zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden. Ceremonia ka filluar në orën 14:00 ndërsa atë me pjesëmarrje e ka nderuar edhe zv. Presidenti Amerikan Joe Biden të cilit, Lutfi Haziri i ka dorëzuar mirënjohjen për të birin dhe çelësin e qytetit të Gjilanit (nderi më i lartë ky) Biden, ka mbajtur një fjalim me të cilin e ka vlerësuar si nderë të veçantë këtë emërim të rrugës me emrin e të birit dhe ka falënderuar Gjilanin dhe z.Hazirin për aktin që jetëson emrin e Beau Bisen.

Në ceremoni prezent për të nderuar këtë event të rëndësishëm ishin edhe bashkëshortja e Zv.Presidentit Jo Biden, znj. Jill Biden dhe fëmijët e të ndjerit Beau që kanë ardhur me gjyshërit në Kosovë.

Mobi Casa

Në këtë ceremoni ka folur edhe kryeministri Isa Mustafa dhe kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili ka theksuar se Beau Biden, gjatë kohës që ka shërbyer në Kosovë ka lënë vlera të njeriut të madh. “Çdo qytetar, çdo familje do të përkujtojë, do të nderojë përkujtimin për Beau Biden”, tha Haziri, duke shtuar se ai do të kujtohet po ashtu për solidaritet, për përkushtimin e tij për vendosjen e rendit, respektimi e të drejtave të pakicave etj.

Beau Biden do të kujtohet edhe për humanizëm, ka përfunduar Haziri. Ndryshe, ky emërim i rrugës që lidh Gjilanin me Ferizajn e që kalon rrethe kampit “Bondstell” është bërë nga Kryetari Gjilanas e njëherit Nënkryetar i LDK-së z. Lutfi Haziri.

Haziri në ceremoni shoqërohej edhe nga Shefi i kabinetit të tij Arbër R. Ismajli./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.