Salihu: Komuna dhe Shërbimet Publike nuk interesohen fare për ndriçimin publik
Gjilan – Në fshatin Miresh tash e një muaj jemi pa ndriçim publik dhe përkundër adresimit të problemit në shërbimet publike ata as që kanë marrë mundin të merren me hallin e qytetarëve të fshatit thotë Sadat Salihu.
Në këtë muaj prezent janë gjithë bashkatdhetarët në fshat të cilët ishin të zhgënjyer me mos kujdesin e komunës shprehet Sadat Salihu.
Ismet Avdyli bashkatdhetar kishte edhe reagimin e tij në rrjetin social Facebook për terrin që po mbretëron në fshat.
Parku i fshatit është në terr dhe po ashtu të gjitha rrugët ku fshatarët ankohen nga frika e qenve për shkak të territ.
Siç duket tani efektet e para të dhënies së tenderit një kompanie nga Drenasi nuk mund të kemi shërbime të mirëfillta dhe rrugët do të jenë në terr. Qytetarët tash më kanë kuptuar nga kjo qeverisje me jabanxhi nuk do të ketë shërbime për qytetarët ka shkruar Sedat Salihu aktivist nga VV në këtë fshat./rajonipress/


