Në lagjen “Arbëria” në Gjilan kanalizimi ecën si lum
Gjilan – Në këtë pjesë të qytetit për shkak të prishjes së gypit të kanalizimit është krijuar një të thuash mini liqen artificial i cili vazhdon të rrjedh tutje nëpër lagje për tu përzier me kanalizimin atmosferik.
Sipas banorëve një gjendje e tillë është me javë të tera dhe për të qen zhgënjimi ma i madh i tyre vite më parë pronarët i kishin lejuar komunës falas tokën e tyre për nevojën e ndërtimit të këtij kanalizimi në dobi të komunitetit.
Gjendja mbetet alarmante nga kundërmimi dhe mundësia e madhe për infektim të banorëve në këtë pjesë të qytetit.
Autoritetet komunale edhe pse të kontaktuara vazhdimisht, vazhdojnë si duket të merren me çështje madhore, në ndërkohë vadat e premtuara për tu hjekur nga ta shndërrohen në lumenj dhe liqene fekalesh ka shkruar Sokol Haziri ish drejtor i DSHP./rajonipress/





