United Hospital

Limaj: Po të isha në Kuvend, e kisha çmontu Kurtin për 6 muaj

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se opozita nuk duhet të ndihet e pafuqishme përballë Qeverisë Kurti, kjo pasi 50% të qytetarëve të Kosovës nuk e kanë votuar këtë qeveri.

”Popull opozitar që është kundër këtyre politikave është 50% të paktën e kanë thënë rezultatet zgjedhore dhe ata njerëz presin të përfaqësohen, a e ndjejnë sot njerëzit opozitar veten të përfaqësuar në parlament? A e ndjejnë ata qytetarë që e kanë votuar për votën opozitare veten të përfaqësuar në parlament? Sipas meje ky duhet të jetë preokupimi i opozitës, jo se çfarë thonë ata tjerët, se ne pak a shumë e dimë çka thonë ata tjerët”, tha Limaj në Klan Kosova.

Mobi Casa

Limaj tutje tha se opozita e ka përballë një parti e cila e ka mohuar shtetin e Kosovës.

”Opozita nuk duhet të ketë kompleks, ata njerëz që janë sot në opozitë duhet të ndihen krenar që e kanë bërë Kosovën shtet në kohën kur ata që i kanë përballë e kanë mohu shtetësinë. Sikur të isha në parlament për gjashtë muaj e kisha çmontu atë, sepse unë jam krenar me atë që e kam bërë për vendin tim. Opozita parlamentare duhet ta ketë parasysh që përballë e ka një grup që e ka mohu shtetin, që e ka mohu procesin e Rambujesë, e ka mohu Vjenën, duke thënë s’ka shtet Kosova, s’ka ushtri Kosova, s’ka liri Kosova, e ka keqpërdorë flamurin kombëtar, e ka keqpërdorë bashkimin kombëtar, se ka shpifë, e mashtru, e fëlliqë, e përça këtë popull me shpifje e mashtrime”, përfundoi Limaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.