ARKATANA

Shefi i EULEX-it: Situata në veri është shumë e brishtë – qytetarët janë të frikësuar

/ 2 minuta lexim
HW

Pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit, shefi i EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark ka qëndruar për vizitë në këtë pjesë.

Gjatë vizitës Wigemark është takuar me përfaqësuesit politikë, shoqërinë civile dhe njësinë policore të EULEX-it.

Shefi i EULEX-it ka thënë se situata në pjesën veriore është e brishtë dhe se qytetarët ndihen në frikësuar.

“Pas takimeve që kam pasur në Mitrovicën e Veriut me liderët politikë, shoqërinë civile dhe njësinë e formuar policore të EULEX-it, është e qartë se gjendja e sigurisë është shumë e brishtë dhe se qytetarët janë të frikësuar. EULEX-i do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe të gjithë duhet të tregojnë përmbajtje maksimale”, ka shkruar Wigemark në një postim në Twitter.

Mobi Casa

Following meetings I had today in North Mitrovica with political leaders, civil society and EULEX Formed Police Unit ?‍♀️ it is clear the security situation is very fragile and local people are afraid. @EULEXKosovo will continue to monitor and everyone must show maximum restraint. pic.twitter.com/tHOHf1JAa1

— Lars-Gunnar Wigemark (@LarsGWigemark) November 15, 2022

Kujtojmë se pak ditë më parë EULEX është përforcuar me trupa të reja policore.

Përmes një njoftimi për media EULEX, ka bërë të ditur se një Njësi Policore e Specializuar Rezervë (NJPSR) e përbërë nga 23 xhandarë nga Karabinierët italianë dhe anëtarë të Forcës së Xhandarmërisë Evropiane (EUROGENDFOR), u zbarkua përkohësisht në Kosovë për t’i përforcuar kapacitetet e Njësisë Policore të Specializuar (NJPS) ekzistuese të EULEX-it. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.