UBT

Kurti: Propozimi franko-gjerman ka shumë mangësi, marrëveshje finale mund të arrihet deri më 2024

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në agjencinë e lajmeve austriake APA ka folur edhe për propozimin franko-gjerman për arritjen e një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Kurti ka thënë se është një bazë e mirë për dialog pa hyrë në detaje të një propozimi të tillë.

Ai ka thënë se e mira e një propozimi të tillë është se bazohet në vlera dhe jo vetëm në zgjidhjen e problemeve siç ka qenë qasja e mëparshme.

Kreu i ekzekutivit megjithatë ka theksuar se propozimi franko-gjerman “ka shumë mangësi”, por shton se është një pikënisje e mirë, raporton Gazeta Express.

Fundamenti

Ai tutje ka folur edhe për mundësinë e arritjes së një marrëveshje finale me Serbinë dhe është shprehur optimist se shanset janë shumë të mira që ajo të arrihet përgjatë administratës së Joe Biden dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz.

“Njohja reciproke nuk do të jetë e vetmja çështje, por ajo duhet të jetë pjesa qendrore”, ka deklaruar kryeministri Kurti.

Kurti tutje ka treguar synimin e Kosovës për të dorëzuar aplikimin për anëtarësim në BE kah fundi i vitit.

“Ne duam të tregojmë publikisht që duam të bashkohemi në BE”, ka thënë kryeministri Albin Kurti./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.