Nuhi Nuhiu braktis PDK-në, i bashkohet AKR-së
Gjilan – Arsyeja pse braktisa PDK e dola në AKR lidhet me shkakun se PDK na ka injoruar për shumë kohë derisa Zenun Pajaziti nuk ka treguar as respektin më të vogël për kuadrot e dëshmuara, kurse shkaku kryesor pse zgjodha AKR është fakti se Presidenti Begjet Pacolli është i pa korruptuar, nuk ka pasur prokurori punë me te, s’ka dosje lidhur me haraçin, nuk është i ndjekur për kriminalitet ekonomik. Edhe pagën të cilën e ka marrë nga buxheti i Republikës së Kosovës ia ka dedikuar të varfërve.
Nuhi Nuhiu ka qenë pjesë e kryesisë së PDK-së për një kohë të gjatë, pastaj ka udhëhequr drejtorinë e financave në qeverisjen e Qemajl Mustafës. Largimi i tij është një sinjal jo fort i mirë për Zenun Pajazitin i cili kohëve të fundit ka marrë shumë vërejtje nga kuadrot e dëshmuara se po e mbyll partinë dhe po e dërgon drejt falimentimit.
Po çfarë thotë Nuhi Nuhiu për largimin e tij nga PDK-ja.
“Largimi im nga PDK-ja dhe aderimi në AKR ka një histori të gjatë edhe pse faktorët e këtij largimi nga PDK-ja janë të shumtë, prandaj dua që në pika të shkurta t`i ceki si vijon: Qysh në zgjedhjet e fundit në degën e Gjilanit filluan eliminimet e kuadrove me anën e listave të formuar nga disa individ kyç të parisë, ku këtu u vërejt qartë se, ne disa drejtorë të qeverisjes komunale në krye me kryetar Qemajl Mustafen kishim qenë të pa dëshiruar, që të jemi në struktura të PDK-së” sqaron Nuhiu, raporton rajonipress.
Kështu që vazhdon Nuhiu unë në këtë kuvend nga 170 votues të kuvendi mora 25 vota dhe as në këshillin drejtues të degës nuk kisha vend, dhe të shihet lista se kush hyn në këshillë e kryesi, individ të cilët as dy vota nuk i kanë në PDK. Ky ishte fillimi i gjithë kësaj historie.
“Më pastaj, erdhi koha e largimit tim nga puna, nga ana e pronarit të komunës-pronarit të rinj Lutfi Haziri të cilit si bënë përshtypje as vendimi i kuvendit, as Ligji për shërbyes civil, asnjë ligj e të tjera, por me një njoftim më mos ejani në punë, i cili njoftim nënshkruhet nga vazali – qatipi Rexhep Kadriu. Pas gjithë kësaj çështje dega e PDK-së në Gjilan e qendër e kaloj këtë situatë për 2.5 vite në heshtje për largimin tonë nga puna. Për të qenë absurditeti edhe më i madh, në gjithë këtë qeverinë e udhëhiqte PDK në vitin 2014 dhe në kërkesën e Lutfi Hazirit për interpretim të vendimit të kuvendit për ruajtjen e vendeve të punës, Ministria për Administratë të Pushtetit Lokal, ku ministër ishte z.Basri Musmurati i kthen një përgjigjeje absurde, as ne nuk e kemi kuptuar se si kjo ministri bënë lojëra fjalësh, por gjykata Themelore në Gjilan e tha pjesërisht të vërtetën, tani do të vendos gjykata e apelit edhe për pjesë tjetër të padisë. Ky ishte shkaku i dytë i largimit tim nga PDK” sqarohet tutje Nuhiu.
“Pastaj erdhi koha e largimit nga puna në shkurt na erdhi vendimi i pronarit të komunës Lutfi Haziri. Në degë e PDK-së ra heshtja, me siguri mortore për largimin tonë, po si nuk patën kohë në një bisedë me ne, me pyet për rastin tonë. Por formën apo mënyrën e largimit tonë e morën në heshtje, po si një konferencë për shtyp se mbajtën, po si një fjalë se thanë, kjo i bie se shyqyr që ju larguan nga puna, ndryshe se kam kuptuar”.
Dhe irritimi im vazhdon Nuhiu edhe më i madh ishte se, kryetarin e Mitrovicës PDK e sistemoi me gjithë drejtorët, kurse të Gjilanit, as kryetarin as drejtorët bile as që e morën mundin të na kontaktojnë. “Tani më fund kryetarin Qemajl Mustafa e zgjodhën në një bord, pas bredhjes nëpër rrugë për dy vite. Nga kjo shihet se dega e PDK-së në Gjilan me individët e caktuar si deputet, anëtarë të kryesisë janë vetë dekor të kësaj partie.
Kryetari i Degës së PDK-së në Gjilan, Zenun Pajazit ka kontaktuar me mua para dy muajve. Ky ishte kontakti i parë pas 30 muajve unë që sillem në gjygje. Askush se ka marrë mundin të më ftoj për një bisedë si anëtarë i PDK-së .Po ku ishte morali im njerëzor edhe mëtej të qëndroj në një parti, të cilës i shërbeva 16 vite, po këtë fat do ta kenë edhe të tjerët. Ajo që akoma më shumë më bindi, se në këtë parti unë nuk kam vend dhe hapësirë është rasti kur zëvendës ministri Izmi Zeka e merr për këshilltar një shërbyes civil nga drejtoria e Gjeodezisë dhe në marrëveshje me pronarin e Komunës Lutfi Haziri, ia ruan vendin e punës këtij shërbyesi deri sa t`i mbaron mandati zotit Izmi Zeka. Dmth partia dikujt ia ruan vendin e punës, e unë, duhet të presë gjykata se çka do të vendos. Kjo e tëra bie në domenin e interesit personal, por me të hedh kështu në rrugë një kujdes më të vogël, një respekt mos me treguar për një person a do koment”.
Çështje tjetër që më ka shtye, të largohem nga PDK është edhe ajo se: Çfarë fushate unë personalisht mund të bëjë për PDK në Përlepnicë, si t’iu them votoni se PDK-ja ju gjenë vende pune edhe atë 200.000 kur po më thonë e kënaqën me ty e leje me neve.
Pra këta faktor më kanë shtye që të largohem nga PDK dhe në një parti ku sillen të njëjtit persona, ku hyp njeri zhdryp tjetri, aty nuk ka prosperitet, aty vetëm ka stagnim dhe rinia më nuk do t1i ha këto mallra.
Më pastaj në një kontakt me aktivistët, anëtarët e AKR dhe vendosa t`i bashkohem kësaj partie.
Arsyeja dhe shkaku kryesor është se Presidenti Begjet Pacolli është i pa korruptuar, nuk ka pasur prokurori punë me te, s’ka dosje lidhur me haraçin, nuk është i ndjekur për kriminalitet ekonomik. Edhe pagën të cilën e ka marrë nga buxheti i Republikës së Kosovës ia ka dedikuar të varfërve. Njëherit z.Pacolli kurrë s’ka dhënë premtime boshe, fjalë në erë. Që në takimin e parë kur ishte për inaugurimin e Qendrës për Hulumtimin e Zhvillimit të Kosovës e pash një interesim të mirëfilltë edhe të 25 profesor doktor të shkencave te ndryshme. Prandaj shumë kamë besim në President Pacollin, dhe i vetmi njeri që mundet ta zhvilloj ekonomin e Republikës së Kosovës është ky e askush tjetër. Këtë që po e them jam shumë i bindur. Ma gjeni një politikan-kryetar parie që me punën dhe djersën e vetë ka këtë pasuri, por, edhe ate që e kanë, duhet dëshmuar prejardhjen e saj. Si mund të ketë milioner pas luftës?
Ajo që më pëlqeu në zgjedhjet e brendshme që po mbahen në AKR është se çdo gjë ka filluar nga fillimi, e jo “plaku te oxhaku”. Mbrëmë kishim zgjedhjet në nëndegën e Përlepnicës ku morën pjesë të gjitha moshat duke filluar nga profesorët në pension, gjenerata e mesme dhe e re.
Dhe kryesia e nëndegës së AKR-së në Përlepnicë është me moshën mesatare 25 vjeçare. Kjo do të thotë shumë, hera e parë që rinia po fillon të aktivizohet. Këta të rinjë kanë të gjithë përgatitje superiore, dhe besoj se AKR me këta të rinj do t`i prin një ditë qeverisjes lokale dhe qendrore. AKR nuk po mbjell vetëm të lashta një vjeçare, por pemë shumë vjeçare. Këto ishin shkaqet e largimit tim nga PDK dhe aderimit në AKR” tha Nuhiu./rajonipress/
Njoftimi për zgjedhjet në Përlepnicë
Nga fshati Përlepnicë, në kuadër të zgjedhjeve të brendshme sot mbajtëm Kuvendin e kësaj nëndege ku u dha një mesazh i kjart se AKR gëzon një simpati të madhe në këtë vend nga të gjithë banorët e kësaj ane pa dallim moshe, gjenerate, profesioni.
Kjo përkrahje e madhe për AKR-në dëshmohet edhe nga prezenca e më shumë se 50 delegatëve në këtë nëndegë ku dhe zgjodhën për Kryetar z.Nuhi Nuhiu me vota unanime nga të gjithë delegatët.
Strukturat që do të udhëheqin me këtë nëndegë janë:
1. Nuhi Nuhiu Kryetar
2. Enteela Kamberi Nënkryetare
3. Aulon Fazliu Nënkryetar
4. Shqipe Maloku Sekretar
Anëtarët e kryesisë janë:
1. Dardan Mehmeti
2. Florentin Ramizi
3. Besim Ramadani
4. Festina Ramadani
5. Shkumbin Bajrami
6. Adnan Shaqiri
7. Fisnik Xhelili


