ARKATANA

Muaji gusht i rezervohet dhe kushtohet rinisë dhe aktiviteteve të shumta rinore

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Pas përfundimit të muajit të “Mërgimtarëve”, që ishte periudha e muajit korrik, ka janë organizuar një numër i madh i aktiviteteve në lokacione të ndryshme nëpër qytet, ka filluar muaji i rinisë që poashtu do të ketë numër të madh të aktiviteteve duke nisur nga shënimi i ditës e rinisë dhe sot ka vazhduar me aktivitetin tradicional “Gjilani Bike”, për të promovuar ruajtjen e ambientit dhe përdorimin më të madh të biçikletave.

Edhe ky aktivitet është organizuar në kuadër të mbështetjes për rininë, nga kryetari Lutfi Haziri, i cili lidhur me këtë aktivitet dhe gjeneratën e re ka thënë se të gjitha aktivitetet janë mbështetur dhe do kenë mbështetjen e tij të drejtpërdrejtë me financim të plotë.

“Gjilani ka shtëpinë e rinisë një objekt modern dhe me kushte pakrahasueshëm më të mira se deri para kësaj kohe. Është një investim prej mbi 200 mijë euro. Aktivitetet rinore, aktivitetet e organizatave studentore, shkollore dhe rinore në përgjithësi kanë hapësirën e mjaftueshme për të vepruar në kushte ideale. Do të vazhdojmë edhe më tutje me investime në rregullim të oborrit atje, për ti dhënë pamjen që ka merituar gjithmonë rinia e këtij vendi. Aktiviteti tjetër tashmë tradicional dhe edukues për të gjithë, është “Gjilani bike”, i cili poashtu ka marrë mbështetje të Komunës dhe besojmë shumë që gjithçka do të ecë mire, duke bërë kështu që apeli për përdorimin më të madh të biçikletave të jetë gjithnjë e më i madh, sepse ruajmë ambientin dhe kryejmë punët më shpejt në të njëjtën kohë”, ka thënë kryetari Haziri.

“Rinia ka rol të rëndësishëm në shtetndërtim dhe në jetë në përgjithësi. Njësia për Rini është koordinatore e të gjitha aktiviteteve duke përfshirë edhe bashkëpunimin e ngushtë me Këshillin e Veprimit Rinor Lokal. Kalendari i aktiviteteve rinore është mjaftë i ngjeshur nga aktivitetet rekreative-sportive si street ball, seminare, trajnime, konferenca e deri tek mbrëmjet rinore argëtuese”, ka thënë Haziri.

ARKATANA

Ndërsa, koordinatori i Njësisë për Rini, Genc Mustafa, ka thënë se në Gjilan në aktivitetin promovues dhe edukues, tashmë tradicional, janë pjesëmarrës çiklist dhe të rinjë nga të gjitha Komunat e Kosovës por edhe shtetet fqinje.

“Gjilani Bike” tashmë aktivitet tradicional është në kuadër të muajit të rinisë dhe promovimit të bukurive natyrore, duke përcjellur përherë mesazhin e përdorimit sa më të madh të biçikletave, sepse në të njëjtën kohë bëhet ruajtja e ambientit, por edhe vizitimi i pjesëve turistike që ka Komuna jonë e të cilat janë tërheqëse për të gjithë”, ka thënë Mustafa, duke bërë të ditur se aktivitetet rinore janë më të ngjeshura, posaçërisht në muajin e rinisë.

Ndryshe, rinia gjilanase gjatë këtij viti tashmë ka adresën në objektin modern të ndërtuar në një vlerë prej 200 mijë eurosh. Ndërsa kryetari Haziri, ka njoftuar se pikërisht në mbështetje të rinisë, ndanë bursa për student dhe nxënës të suksesshëm të cilët do të kenë sipas kryetarit mundësinë më të lehtë të mësimit dhe studimeve për këtë vit dhe vitet e ardhshme./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.