Rruga e “Shyt Marecit” e vërshuar nga uji
Gjilan – Sokol Haziri thotë se rruga e Shyt Marecit është e vërshuar nga pëlcitja e gypit të ujësjellësit dhe ende vazhdon të jetë kështu.
Haziri tha se personalisht i ka informuar drejtorin e shërbimeve publike dhe Hidromoravën qysh ditën e parë, por kot askush nuk merret me këtë punë.
“Kjo rrugë edhe ashtu ka mbetur e pa asfaltuar qysh nga viti i kaluar kur ishte filluar puna në te. Kjo është papërgjegjësi totale e pushtetit komunal dhe e kompanisë” tha Haziri./rajonipress/


