UBT

Edhe një “shuplakë” amerikane për opozitën kosovare

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Duket që qëndrimet e forta kundërshtuese të opozitës për demarkacionin, si dhe rikthimi i gazit lotsjellës në Kuvend nga Vetëvendosje, kanë ndikuar që SHBA-ja të mos e sheh si partnere serioze asnjërën nga tri partitë opozitare.

Nënpresidenti amerikan, Joe Biden do të vizitojë të martën Kosovën, ku pritet t’i takojë krerët me të lartë të shtetit.

Mirëpo, Biden nuk do ta takojë asnjë nga krerët e opozitës kosovare. Kjo shihet edhe një shuplakë për opozitën nga Uashingtoni zyrtar, pasi që as ndihmëssekretarja amerikane e shtetit, Victoria Nuland nuk kishte pranuar të takohet me ta, shkruan lajmi.net.

Biden do të takohet vetëm me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Isa Mustafa.

Mobi Casa

Ndihmëssekretarja e Shtetit Amerikan, Victoria Nuland pati qëndruar në Kosovë të dielën e 10 korrik në një turne ballkanik.

Gjatë qëndrimit në Kosovë takoi presidentin Hashim Thaçin, kryeministrin Isa Mustafën, zv/kryeministrin Branimir Stojanoviq dhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin.

Por për dallim nga vizita në Kosovë, Nuland në Shqipëri takoi kreun e opozitës atje, Lulzim Basha.

Duket që qëndrimet e forta kundërshtuese të opozitës për demarkacionin, si dhe rikthimi i gazit lotsjellës në Kuvend nga Vetëvendosje, kanë ndikuar që SHBA-ja të mos e sheh si partnere serioze asnjërën nga tri partitë opozitare.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.