Gjilani, Kamenica e Parteshi sërish me ndërprerje të energjisë
Gjilan – Gjatë ditës së enjte shkyçje te energjisë do të ketë në Gjilan, Kamenicë dhe Partesh. E gjithë kjo po bëhet për shkak të kyçjes së trafostacionit të ri dhe ndërrimit të shtyllave në largpërçues.
Më 11.08.2016 në NS 110/10kV Kamenicë do të shkyçet: Dalja 10 kV Hogoshti (62000004) prej orës 11:00 deri në orën 15:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Hogoshti, Shipashnica, Poliqka dhe Xhyrishevci. Arsyeja e shkyçjes është: ndërrimi i shtyllave të tensionit të lartë.
Më 11.08.2016 në NS 35/10 kV Lladove do të shkyçet: Dalja 10 kV Partesh (61066004) prej orës 10:20 deri në orën 15:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Parteshi, Budrika e Poshtme, Budrikë e Epërme, Nesale, Cërrnica, Gumnishta dhe Vrapqiqi. Arsyeja: ndërrimi i shtyllave në largpërçues.
Më 11.08.2016 në TS 35/10 kV Gjilani 3 do të shkyçet: Dalja 10 kV Dalja e Qendrës (60062007) nga ora 10:00 deri në orën 13:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesë: City project. Arsyeja e shkyçjes: kyçja e trafostacionit të ri sipas pëlqimit elektro-energjetik. /rajonipress/


