UBT

Opozita kritikon Kurtin për vizitën në Japoni në kohë grevash – e quajnë kryeministër të paaftë dhe të papërgjegjshëm

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së djeshme ka udhëtuar për në Japoni, ku përveç pjesëmarrjes në ceremoninë shtetërore të varrimit të ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe, do të zhvillojë edhe takime zyrtare.

E një vizitë e tillë e Kurtit në Japoni, në kohën kohën kur greva në arsim ka hyrë në javën e pestë, edhe mijëra mësimdhënës dhe nxënës kanë mbetur jashtë objekteve shkollore, është kritikuar nga opozita.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku e ka quajtur indiferencë dhe mungesë totale të empatisë.

“Jo vetëm pa aftësi, por edhe me keq. Indiferencë. Mungesë totale e empatisë. 320.000 fëmijë kanë mbetur tash e një muaj pa shkollë. E Kryeministri? Në Japoni”, ka shkruar Çitaku.

Kritika ndaj vizitës së Kurtit në Japoni, ka pasur sot edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Uji Dea

Abdixhiku e ka quajtur Kurtin, kryeministër të paaftë, të papërgjegjshëm dhe që nuk di të qeverisë.

“Mbi 320 mijë fëmijë tash e një muaj janë pa mësim – rrinë në shtëpi – por kryeministri i Kosovës zgjedhë të largohet për në Japoni. Paaftësi dhe papërgjegjësi! Ky njeri nuk di të qeverisë!”, ka shkruar Abdixhiku.

Për situatën në sektorin e arsimit kishte reaguar ditë më parë edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka kërkuar nga Kurti ose të ndal grevën ose të jap dorëheqje, e gjithashtu të shkarkoj edhe ministren e Arsimit, Arbërie Nagavcin.

“Nuk ka një rast tjetër në kohë paqeje që shkollat mbeten të mbyllura një muaj. Kryeministri ose duhet të gjejë zgjidhje, menjëherë, ose duhet ta pranojë se është i paaftë dhe të lëshojë rrugë! Shkarkoje që sonte ministren e arsimit dhe merr vendim për hapjen e shkollave. Mos shko më larg sepse edhe ashtu ke kapërcyer çdo kufi”, kishte shkruar Haradinaj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.