Fundamenti

Vizita e Kurtit në Japoni në kohë greve, Abdixhiku: Ky njeri nuk di të qeverisë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, pasi ky i fundit ka shkuar për vizitë dyditore në Japoni, në kohën kur sistemi arsimor në Kosovë është në grevë.

Sipas Abdixhikut, kryeministri është i paaftë, i papërgjegjshëm dhe nuk di të qeverisë.

“Mbi 320 mijë fëmijë tash e një muaj janë pa mësim – rrinë në shtëpi – por kryeministri i Kosovës zgjedhë të largohet për në Japoni. Paaftësi dhe papërgjegjësi! Ky njeri nuk di të qeverisë!”, ka shkruar i pari i LDK-së në Facebook.

Hidromorava

Tutje, ka thënë se asnjëherë në Kosovë, mësimi nuk është ndërprerë kaq gjatë.

“Asnjëherë më parë fëmijët kosovarë nuk kanë pësuar me kaq pandjeshmëri. Kjo më nuk është gjendje normale. Fëmijët, familjet, mësimdhënësit e vet shteti s’mund të dëmtohen me kaq lehtësi. Kujt i duhen fajësimet, ofendimet e egot individuale kur në fund mbesim në krizë?”, ka shkruar tutje Abdixhiku.

“Kosova ka nevojë për vëmendje e udhëheqje të matur politike. Kosova ka nevojë për lidership që jep zgjidhje, menaxhon kriza e përgatitë vendin për betejat e madha përpara – në energjetike, inflacion, shëndetësi e ekonomi. Ikja nga këto ballafaqime është veç papërgjegjësi”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.