Policia e Gjilanit realizon njëzet e shtatë (27) urdhëresa Gjyqësore
Gjilan – Në kuadër të këtyre aktiviteteve nga Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan është arritur që të arrestohen persona të cilët për vepra të ndryshme penale kanë qenë duke u kërkuar me urdhëresa aktive nga ana e Gjykatave kompetente. Gjatë kësaj periudhe është arritur që të realizohen njëzet e shtatë (27) urdhëresa Gjyqësore.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, në vazhdën e implementim të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore në periudhën njëjavore 19.09.2022 – 25.09.2022 ka zhvilluar aktivitete operative të cilat dalin nga ky plan.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve nga Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan është arritur që të arrestohen persona të cilët për vepra të ndryshme penale kanë qenë duke u kërkuar me urdhëresa aktive nga ana e Gjykatave kompetente.
Gjatë kësaj periudhe është arritur që të realizohen njëzet e shtatë (27) urdhëresa Gjyqësore.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave./rajonipress/


