Eko Higjiena

Krahu i lirë i punës, shqiptarët paguhen gjashtë herë më pak se në BE

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Anketa e INSTAT për koston e punës për vitin 2020 tregon se një i punësuar në Shqipëri paguhet mesatarisht 4.5 euro për çdo orë pune.

Në Bashkimin Evropian (BE) për vitin 2021 shifra ishte 29 euro dhe në vendet e Eurozonës 32 euro.

Më të paguarit janë të punësuarit në banka dhe institucione financiare me 750 lekë/ora.

Fasoneria, shërbimet e hoteleria janë aktivitetet me rrogat më të ulëta me mesatarisht 260 lekë/ora.

Kosto mesatare mujore e punës është rritur me rreth 7 mijë lekë, ose 10 për qind në krahasim me vitin 2016-të.

Uji Dea

Sipas INSTAT kjo i faturohet rritjes së pagës minimale nga 22 në 26 mijë lekë.

Anketa tregon gjithashtu se kompanitë shqiptare shpenzuan pak si për mbrojtjen e punonjësve nga pandemia, ashtu edhe për trajnimin e tyre.

0.4 për qind e shpenzimeve shkuan për masat mbrojtëse dhe trajnimet, ndërsa pjesa tjetër shkoi për paga e sigurimet shoqërore.

Për krahasim, në të njëjtin vit në Francë e Suedi, 32 për qind e kostos së punës shkoi për trajnime dhe masat mbrojtëse të punonjësve ndaj pandemisë. /Euronews.al/Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.