HW

Kusari-Lila për grevën: Procesi skajshmërisht është politizuar, SBASHK-u thotë se ende nuk e ka parë Projektligjin e Pagave

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, deklaroi të enjten se greva në arsim është politizuar skajshmërisht si proces.

Në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për grevën, ajo tha se kjo është vërejtur kur SBASHK-u ka deklaruar se përfshirja e Avokatit të Popullit në këtë proces është bërë për t’i përçarë sindikatat, raporton Telegrafin.

“Përpjekjet e qeverisë për të gjetur zgjidhje janë të vazhudueshme, por procesi skajshmërisht është politizuar. Kjo u vërejt kur SBASHK-u tha se involvimi i Avokatit të Popullit është institucion që ka hyrë në rrugën e shantazheve për t’i përçarë sindikatat”, u shpreh Kusari-Lila.

Mes tjerash, ajo pyeti se si ka mundësi që SBASHK-u thotë se ende nuk e ka parë Projektligjin e Pagave, derisa kërkesa e tyre kryesore para se të hyjnë në grevë ishte që mësimdhënësit të trajtohen dinjitetshëm në Ligjin e Pagave.

Fundamenti

Reklama
“Tema të cilën po diskutojmë sot do të duhej të ishte përmbyllur deri më tani. Sot po bëhen 3 javë që fëmijët po presin t’u kthehen bankave shkollore. Ky vit do të duhej të fillonte krejt ndryshe. Është viti i parë që përballja me pandeminë po luftohet si duhet. Por, ja që fatkeqësisht fëmijët po përballen me një situatë që as nuk e kanë shkaktuar e as nuk e kanë krijuar, megjithatë po i bartin pasojat”.

“Jemi të vetëdijshëm se e drejta për grevë është e garantuar me ligj dhe pjesëmarrja me të është vullnetare, por sa herë që këtë të drejtë e shfrytëzojmë duke i dëmtuar të tjerët, në këtë rast fëmijët, atëherë e keqpërdorim atë të drejtë”.

“Në maj të vitit 2022, kërkesa e SBASHK-ut përveç shtesave prej 100 eurove ishte që mësimdhënësit të vendosen aty ku e meritojnë në Ligjin e Pagave. Sot e kemi udhëheqjen e SBASHK-ut që thotë se nuk e kanë pasur rastin të shohin Projektligjin e Pagave. Si mund të diskutoni për një çështje bazike e cila ka qenë boshti i kërkesës para se të hyjnë në grevë, kur ata sot që ka javë të tëra që Projektligji për Paga është në diskutim publik, thonë që nuk e kanë parë?”, përfundoi shefja e deputetëve të VV-së. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.