ARKATANA

FMN-ja zotohet të vazhdojë përkrahjen për Bankën Qendrore të Kosovës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka pritur në takim drejtues të lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të udhëhequr nga zëvendësdrejtori menaxhues i Fondit Monetar Ndërkombëtar Bo Li.

Li riafirmoi zotimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për përkrahje të mëtejme dhe kërkoi që të mirëmbahet dhe ruhet pavarësia e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Mehmeti informoi zëvendësdrejtorin e FMN-së dhe përfaqësuesit e FMN-së për performancën e sektorit financiar në Kosovë, e në veçanti atij bankar dhe potencoi rëndësinë e këtij sektori në mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit.

Ai po ashtu shpalosi pikëpamjet e Bankës Qendrore lidhur me zhvillimet makroekonomike në vend, si dhe rolin e sektorit financiar si kontribuues kyç në financimin e ekonomisë.

HW

Mehmeti shprehu vlerësimin më të lartë ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar për përkrahjen e vazhdueshme të Republikës së Kosovës në përgjithësi dhe të BQK-së në veçanti, përmes ofrimit të asistencave teknike dhe ngritjen e kapaciteteve të BQK-së, me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të institucionit.

Në të njëjtën kohë, Guvernatori shprehu përkushtimin e BQK-së për të qenë partner i besueshëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe vazhdimin e bashkëpunimit në të gjitha aspektet.

Li përgëzoi Guvernatorin Mehmeti për ruajtjen e stabilitetit financiar në këtë kohë jo të favorshme ekonomike dhe theksoi rëndësinë e përdorimit të mjeteve mbikëqyrëse për fuqizimin e sektorit financiar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.