Fundamenti

Kurti shpalos 10 pikat programore të platformës së tij për kryetar të LVV-së

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Lëvizja Vetëvendosje është duke u organizuar që t’i mbajë zgjedhjet e saj të brendshme.

E kryetari aktual, i cili është edhe kryeministër, Albin Kurti, do të garojë edhe për një mandat 4-vjeçar në krye të këtoj subjekti politik.

Kurti, ka shpalosur platformën e tij për mandatin e ri 4 vjeçar për drejtimin e organizatës politike.

Ai ka ftuar anëtarësinë që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet e brendshme.

Kurti thotë se që nga ardhja në pushtet e LVV-së, janë përballur me sfida të paparashikueshme.

“Pandemia dhe lufta në Ukrainë kanë ndikuar në shëndetin e qytetarëve dhe ekonominë e vendit. Fati ka dashur që ne të vijmë në qeverisje në kohën e këtyre dy problemeve. Kriza nuk na ka prekur vetëm neve por gjithë botën. Sidoqoftë ne jemi përgjegjës për vendin tonë”, tha Kurti, transmeton Telegrafi.

Ai thotë se Kosova mund të goditet nga këto kriza më shumë se shtetet e zhvilluara.

“Megjithatë ne jemi të duhurit për të qenë në krye të vendit në këtë kohë kritike”, tha Kurti.

Kryeministri i vendit thotë se organizata e LVV-së është çelësi i suksesit të qeverisjes.

Ai ka numëruar disa nga prioritetet e tij për mandatin tjetër në krye të LVV-së:

1) Rritja e numrit të anëtarëve të rinj me mosha të reja në LVV

HW

2) Rritja e anëtarësisë së vajzave dhe grave

3) Krijimi i kohezionit mes brezave, grupeve shoqërore e botëkuptimore

4) Forcimi i shkollës politike dhe dimensionit ekzekutiv të saj

5) Promovimi i organizimit sindikal në sektorin privat

6) Përgatitja e burimeve njerëzore dhe programore për zgjedhjet lokale 2025

7) Përgatitja e platformës politike për mandatin e dytë të qeverisjes

8) Rritja e rrjetit të qendrave të Lëvizjes Vetëvendosje në mërgatë

9) Angazhimi i studentëve dhe profesionistëve në organizatën politike të Lëvizjes

10) Bashkëpunimi ndërkombëtarë dhe ai jashtë shtetit e brenda kombit tonë

LVV do t’i mbajë zgjedhjet e saj të brendshme për të katërtën herë me radhë./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.