United Hospital

Matoshi e quan monstrum Kastriot Myftarajn, i cili e ofendoi Majlindën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Analisti dhe publicisti, Halil Matoshi ka reaguar pas deklaratave skandaloze të Kastriot Myftaraj, i cili akuzoi Majlinda Kelmendin për rastin e flamurit të Republikës së Kosovës.

Përmes një statusi në Facebook, Myftaraj thotë se ai nuk është krenar për Majlindën dhe se askush nuk duhet të jetë.

“Pse nuk jam krenar për Majlinda Kelmendin, madje e përçmoj atë. Jo për faktin se braktisi përfaqësimin e Shqipërisë, vendin e origjinës së të parëve të saj, për të përfaqësuar Kosovën. Kjo ishte zgjedhje e saj.

Unë nuk jam krenar për arritjen e saj, për një arsye tjetër. Majlinda Kelmendi e fitoi medaljen e artë në emër të flamurit me gjashtë yje të Kosovës, që përfaqësojnë secili një prej etnive të Kosovës. Nëse dje medaljen e artë olimpike do ta kishte fituar cilido prej përfaqësuesve të etnive të tjera të Kosovës, ai do të kishte ekspozuar edhe flamurin kombëtar përkatës përveç flamurit shtetëror të Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Myftaraj.

Uji Dea

Atij i është përgjigjur analisti Halil Matoshi nëpërmjet një postimin në “Facebook”, duke mbrojtur xhudisten kosovare.

“Fotografia = 1000 fjale: Duhet me qene idiot dhe monstrum si Kastriot Myftaraj ai qe përpiqet me i nxit kosovaret mos me i dhane besnikëri e dashuni atdheut te tyne te vetem, Kosovës! P.S. Jam krenar qe jam kosovar”, ka shkruar ai.

Edhe analisti, Ismet Kryeziu që e ka sharë rëndë Myftarajn.

“Rreth disa debateve për flamurin e Kosovës dhe përfaqësimin e Majlindës. Flamuri i Kosovës, pa varësisht ngjyrave dizajnit dhe gjithçka rreth këtij flamuri, është flamuri qe i jep vlerë dhe peshë kombit Shqiptar, si asgjë dhe asnjëherë më shumë në historinë e deri sotme shqiptare. Respekti dhe ndjesia për flamurin e Kosovës është respekt dhe ndjesi jo vetëm për shtetin, por dhe për kombin Shqiptar. ‪#‎FuckYouKastriotMiftaraj”, ka shkruar Kryeziu. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.