United Hospital

“Shteti nuk pret” – Nagavci kërkon zhbllokim të procesit për presidentin

/ 2 minuta lexim
HW

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se çështja e zgjedhjes së presidentit po bllokohet nga disa deputetë, duke aluduar në opozitë.

Nagavci tha se një nga temat që e përshkon mendimin e akademikut Rexhep Qosja është mungesa e guximit për të thënë të vërtetën kur ajo është e vështirë, duke theksuar se problemi nuk qëndron te mosdija e së vërtetës, por te mosshprehja e saj.

Hidromorava

“Një nga temat që e përshkon mendimin e tij është pikërisht kjo: mungesa e guximit për të thënë të vërtetën kur ajo është e vështirë. Për të, problemi nuk ishte se e vërteta nuk dihej. Problemi ishte se shpesh ajo nuk thuhej. Dhe kur nuk thuhet, ajo zëvendësohet me justifikime. Kjo është arsyeja pse Rexhep Qosja do të mbetet përjetësisht aktual. Sepse ai nuk e kritikoi vetëm kohën e vet. Ai kritikoi një mënyrë të të bërit politikë që, për fat të keq, vazhdon të shfaqet edhe sot. Pra, shmangia e vendimit, relativizimi i përgjegjësisë, zëvendësimi i qëndrimit me kalkulim”, tha ajo.
Ajo shtoi se presidenti duhet të dalë nga një proces i rregullt, duke theksuar nevojën për vendimmarrje.

“Presidenti duhet të dalë nga një proces i rregullt. Shteti nuk pret ai kërkon vendime, e dimë të gjithë se çfarë do të kishte thënë Qosja sot këtu nëse do të ishte në sallë”, tha ajo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.