UBT

Hoxhaj kritikon politikën e jashtme: Dy vjet pa asnjë njohje

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka kritikuar politikën e jashtme në Kosovë, duke thënë se është “në rënie të lirë”.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se sot janë bërë dy vjet prej kur Kosova nuk ka asnjë njohje, anëtarësim në organizata ndërkombëtare, partneritet bilateral apo marrëveshje të reja me Bashkimin Evropian.

FIDANISHTJA

“Sot, Kosova bëri dy vjet pa asnjë njohje, asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare, asnjë partneritet bilateral, asnjë marrëveshje me BE-në! Kjo është politika e jashtme e rënies së lirë!”, ka shkruar ish-kryediplomati.

Shteti i fundit që e ka njohur Kosovën është Izraeli – më 4 shtator 2020, me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nënshkrimin e marrëveshjes së Washingtonit në Shtëpinë e Bardhë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.