Bezdiset publiku nga muzika e lartë, ndërhynë policia
Gjilan – Në rrugën “Avdulla Tahiri” në Gjilan Policia e Kosovës ka pranuar një ankesë për bezdisje publike, se në kafiterin “DEJAVU” është dëgjuar muzikë me zë të lartë, ku me këtë rast ka shqetësuar qytetarët e lagjes.
Njësitet patrulluese kanë dalë në vendin e ngjarjes. Pasi është vërtetuar gjendja faktike rasti procedohet në Gjykatën Themelore njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/


