Eko Higjiena

Arrestohet, shtiu me armë në ahengun familjar

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Gjilan – Në rrugën “Muharrem Ibrahimi”, në Gjilan është arrestuar i dyshuari shqiptar, pasi që i njëjti gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri.

ARKATANA

Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me gaz me 3 fishekë të kalibrit 9mm dhe në vend të ngjarjes janë gjetur 11 gëzhoja. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./rajonipress/