Eko Higjiena

Policia parandalon në Ramjan të Vitisë edhe një rast të ‘kontrabandës me mallra’

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Njësia policore e Task Forcës, Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje, gjatë patrullimit, vëzhgimit dhe pritave të befasishme, ka arritur ta vërejë, ta përcjellë dhe ta ndalojë një kombi (furgon), i cili duke shfrytëzuar rrugët malore nga fshati Tanushë-Maqedoni e Veriut, duke kaluar përmes fshatit Mjak, ishte nisur në drejtim të Vitisë.

Kështu, sot me datë 03.06.2022, rreth orës 10:00 edhe përkundër tentativës për të t’iu shmangur patrullës policore, automjeti është ndaluar në fshatin Ramjan të Vitisë.

Hidromorava

Automjeti i ndaluar, me targa vendore dhe i drejtuar nga: S.I., (viti i lindjes 1979, mashkull kosovar) ishte duke bërë transport të mallit që dyshohet të jetë i kontrabanduar. Gjatë kontrollit të automjetit transportues është hasur në rreth 800 kg. (36 paketime) duhan të papërpunuar.

Rasti është duke u trajtuar nga zyrtarë policorë dhe në koordinim me prokurorin kujdestar. Automjeti me mallin e ngarkuar do të dorëzohet në terminalin doganor tek Dogana e Kosovës njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.