E kanosi viktimën me armë dhe largohet nga vendi i ngjarjes
Gjilan – Në rrugën e Kamenicës, në Gjilan viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke e pastruar lokalin, një i dyshuar i pa njohur e ka kanosur me revole, viktima ka arritur që të dyshuarit t’ia marrë revolen, ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë.
Revolja e dyshuar është sekuestruar se bashku me një karikator dhe gjashtë fishek. Rasti vazhdon të hetohet njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/


