Uji Dea

Një gjilanas arrestohet për tentim vrasje, sulmoi me thikë viktimën

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në rrugën “Abdullah Tahiri” në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti së bashku edhe me disa (tre) shokë, dyshohet për shkak se kishin pas mosmarrëveshje e përleshje më herët (gjatë ditës), ku kanë sulmuar fizikisht një grup (5) të rinjsh, dhe për pasojë njëri prej tyre-viktima mashkull kosovar kishte pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë-thikë.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa njësitet policore kanë gjetur e konfiskuar mjetin-thikën e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

UBT

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/