Eko Higjiena

Pas incidentit reagon edhe FC Ballkani

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ndeshja derbi në mes të Gjilanit dhe Ballkanit është ndërprerë pas sulmit të tifozëve në drejtim të Stivi Frashërit. Pas kësaj që ndodhi, skuadra e Ballkanit ka reaguar në rrjetin sociale ‘facebook’.

Të dashur tifozë,

Siç jeni tashme te njoftuar lidhur me incidentin ne ndeshjen ndërmjet SC Gjilani dhe FC Ballkani gjeja më e rëndësishmja është mirëqenia dhe shëndeti i Stivi Frasherit.

Lidhur me këtë falënderojmë të gjithë komunitetin sportiv dhe qytetaret e ndershëm për mbështetjen ndaj të sulmuarit Stivi, i cili fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë ku në emergjencën e spitalit ne Gjilan i ka bërë analizat fillestare, ndërsa është i udhëzuar për të bërë rezonanca shtesë pasi ka shtypje te brendshme.

FIDANISHTJA

Shpresojmë në shërimin sa me te shpejt të gardianit tonë. Të ju përkujtojmë se SC Gjilani në Suharekë ka marr pikët e plota si mysafir, por asnjëherë nuk i’u është rezervuar pritja e këtillë si kjo e sotit pasi ne si klub i kemi raportet shume te mira me të gjitha klubet. Futbollistët e rivalit tonë të sotshëm i përgëzojmë për angazhimin dhe lojën e shfaqur, ndërsa organizimin e ndeshjes derbi i’a lejmë organeve kompetente që të vlerësojnë dhe gjykojnë brenda rregulloreve te FFK-se.

Huliganizmi i shfaqur pa përfunduar ndeshja kryesore e kësaj xhiroje askujt nuk i shkon për shtati, andaj ftojmë policin e Kosovës dhe të gjitha institucionet e sigurisë që të bëjnë çmos për të vënë drejtësinë me qëllim që raste te këtilla mos të përsëritën asnjëherë. Faleminderit te gjithë opinionit futbolldashës për reagimet dhe mbështetjet.

Me respekt FC Ballkani