Pas sulmit të bërë nga tifozët e Gjilanit, gjendja e portierit të Ballkanit është stabile.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i klubit të Ballkanit, Jetullah Kuqi. “Stivi është dërguar në Spital pa vetëdije, por tani vetëdija i ka ardhur dhe për momentin është stabil” ka thënë ai.